Në komunitetin e vogël të Anacondës në Montana, SHBA një burrë hapi zjarr në një bar lokal dhe si pasojë katër persona humbën jetën.
Departamenti i Drejtësisë së shtetit konfirmoi se i dyshuari për këtë akt të rëndë është Michael Paul Brown, 45 vjeç, një ish-ushtar që banonte pranë vendngjarjes. Ai është shpallur në kërkim dhe dyshohet se mudn të jetë i armatosur.
Sipas raportimeve, Brown është parë për herë të fundit në zonën malore të njohur si Stump Town, në perëndim të qytetit.Policia dhe agjencitë federale janë në ndjekje të të dyshuarit dhe vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivin dhe rrethanat e këtij krimi të rëndë.