Policia italiane ka arrestuar për herë të dytë brenda këtij viti një shqiptar, i cili njihet për lidhje me trafikun e drogës.
Ngjarja ka ndodhur në Terni, ku karabinierët e kanë ndaluar për kontroll në rrugë 24-vjeçarin, i cili rezultonte i njohur për autoritetet pas një procedimi në prill për posedim droge.
Gjatë kontrollit u gjetën 40 doza kokaine të fshehura nën dorezën e marshit të makinës, si dhe 4 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm.
Më pas, policia kontrolloi edhe banesën e tij, ku sekuestruan edhe më shumë prova.
Më 2 gusht, gjyqtari vendosi që shqiptarit t’i ndalohej banimi në provincën e Ternit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të çështjes.