Mëngjesin e djeshëm një 35-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në autostradën Durrës-Tiranë. Nga të shtënat 35-vjeçari me iniciale E.D., është lënduar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy vëllezërit Emiljano dhe Elton Domi janë konfliktuar verbalisht me 35-vjeçarin për parakalimin me automjet. Më pas kanë qëlluar drejt tij duke e plagosur. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit që kanë qëlluar në drejtim të 35-vjeçarit.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.