Qindra zyrtarë të sigurisë izraelite në pension, përfshirë ish-krerët e agjencive të inteligjencës, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të ushtrojë presion mbi Qeverinë izraelite për t’i dhënë fund luftës në Gazë.
“Është vlerësimi ynë profesional që Hamasi [v.j. grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian] nuk paraqet më kërcënim strategjik për Izraelin”, shkruan në një letër të hapur ish-zyrtarët.
Letra u nënshkrua nga tre ish-krerët e Mossadit: Tamir Pardo, Efraim Halevy dhe Danny Yatom.