Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra në një ngjarje në Kumanovë, Maqedoni e Veriut.
Në një postim në Facebook, ai i cilëson si akte raciste dhe shfaqje të një nacionalizmi primitiv kundër shqiptarëve në trojet e tyre.
Berisha e konsideron këtë sulm si provokim të rëndë jo vetëm ndaj etnisë shqiptare, por edhe ndaj rendit kushtetues në Maqedoninë e Veriut.
Ai përshëndet qëndrimin e mbajtur nga forcat politike shqiptare në shtetin fqinj dhe u bën thirrje institucioneve të reagojnë me seriozitet ndaj këtij akti të papranueshëm.









