-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britani-Francë nisin skemën “një brenda, një jashtë” për emigrantët

Kryesoret

Një marrëveshje e re mes Britanisë së Madhe dhe Francës ka hyrë zyrtarisht në fuqi këtë të martë, me qëllim frenimin e emigracionit të parregullt përmes Kanalit Anglez.

Skema “një brenda, një jashtë” parashikon që migrantët që mbërrijnë ilegalisht në Britani me varka të vogla të kthehen në Francë, ndërsa në këmbim, Mbretëria e Bashkuar do të pranojë po aq persona që aplikojnë për azil në mënyrë të rregullt nga Franca.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se po dërgohet një mesazh i qartë: kush hyn ilegalisht, do të rikthehet.

Marrëveshja do të zbatohet fillimisht si pilot deri në qershor 2026 dhe prioritet do t’u jepet emigrantëve të cenueshëm dhe atyre me familje në Britani.

Autoritetet britanike konfirmuan se janë gati për ndalimet e para brenda pak ditësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit