Ditën e sotme ka nisur në Gjykatën e Apelit procesi ndaj 10 të dyshuarve në lidhje me çështjen e “Bankers”. Personat akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit.
Jashtë ambienteve të gjykatës janë parë edhe përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum”, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Kinës në Tiranë.