I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ndodhet sot në Prishtinë, ku vizitën e nisi me një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Më pas, ai pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita zhvillohet në një moment tensioni, pasi Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me lirimin e zyrtarit serb Igor Popoviq, i arrestuar në Kosovë për nxitje përçarjeje.
Raundi i fundit i bisedimeve mes dy palëve u mbajt më 10 qershor.