Një zjarr ka rënë në zonën e Gjinoqarit, në bashkinë Patos. Si pasojë janë djegur rreth 4 hektarë pyll me pisha. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë dhe mungesës së pastrimit të terrenit, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tij.
Sipas kryeplakut të fshatit, Nuri Gllava, masivi pyjor nuk është pastruar për më shumë se 50 vite, duke ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve dhe duke e bërë të vështirë qasjen me mjete zjarrfikëse.
Dy automjete zjarrfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri gjatë natës, për të mbrojtur perimetrin. Ndërkohë për nesër është parashikuar një ndërhyrje nga ajri, në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të flakëve








