-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bulqizë/ Vdes minatori në galeri, arrestohen pesë teknikë

Kryesoret

Një aksident tragjik ndodhi në një subjekt minerar në Bulqizë, ku një minator 66-vjeçar, me inicialet F. Sh., humbi jetën si pasojë e rrëzimit të një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri.

Policia vendore njoftoi se ka arrestuar pesë punonjës të stafit teknik, të cilët dyshohen se nuk kanë marrë masat e nevojshme për garantimin e kushteve të sigurisë teknike në punë. Të arrestuarit janë Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç, E. Xh., 51 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, veprimet ose mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda për jetën e punëtorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit