-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Vlorës cakton masat e sigurisë për katër të arrestuarit në lidhje me Flodian Plakun

Kryesoret

Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua sot seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun, i kërkuar për vrasje dhe i kapur së fundmi në Orikum.

Gjykata vendosi arrest me burg për Albano Lapshin, i dyshuar se i siguronte ushqim Plakut, Ligor Dokon, pronarin e hotelit ku u bë arrestimi i tij, dhe Julian Aliaj, i kapur me armë zjarri dhe me precedent penal për trafik droge.

Ndërkaq, për Armando Danon, berber nga Shkodra, u vendos masa e detyrimit për paraqitje në polici.

Të tre personat me masën arrest me burg akuzohen për ndihmë në fshehjen dhe strehimin e Flodian Plakut, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit