Situata me zjarret mbetet shqetësuese, me 3 vatra ende aktive në qarqet Vlorë, Berat dhe Fier. Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe mbështetja ajrore po punojnë për izolimin e flakëve.
Në Vlorë, zjarri vijon në zonën malore të Finiqit; në Berat, në ish-Uzinën Mekanike në Poliçan; dhe në Fier, në fshatin Lofkënd të Mallakastrës.
Janë angazhuar 314 efektivë, 41 automjete zjarrfikëse dhe 30 trupa të ushtrisë me mbështetje nga ajri.
Autoritetet janë në gatishmëri të plotë, ndërsa rreziku më i lartë sot mbetet në qarkun Fier.