Marko Ljubisa, i njohur me nofkën Kan, është plagosur sot në zonën e pishinës së një hoteli në fshatin Przno të Budvas. Ai u qëllua me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.
Sulmi dyshohet se u krye nga një mysafir i hotelit, sipas raportimeve të gazetës Vijesti.
Kan është prej vitesh objektiv i sulmeve nga klani rival i Kavaçit, i cili ka tentuar disa herë ta eliminojë. Ai u ka shpëtuar të paktën pesë atentateve, dy herë në Beograd dhe tre herë në Budva.
Një rast është ai i një sulmi të armatosur në gusht të vitit 2019 në Budvë, ku u plagosën dy shokët e tij, por ai mbeti i pa dëmtuar.









