Dinamo e Ilir Dajës u mposht 2-1 nga Hajduk Split në ndeshjen e parë të turit të tretë në Conference League, por la përshtypje pozitive në fushë.
Përballë 34 mijë tifozëve, skuadra shqiptare kaloi e para në avantazh me një supergol të Dejvi Bregut në minutën e 37-të, pas një asistimi nga Vila.
Pjesa e dytë solli reagimin e kroatëve: Durdov barazoi me kokë në minutën e 49-të, ndërsa një pasiguri në mbrojtje i dha mundësinë Sanyang të realizonte golin e përmbysjes.
Dinamo pati edhe fat, pasi një penallti e dhënë ndaj saj u anulua nga VAR-i.
Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Air Albania”, ku Dinamo do kërkojë përmbysjen përballë tifozëve të saj.









