“Çfarë do të ndodhte sikur, në shenjë solidariteti, të gjitha televizionet të fiknin sinjalin?” – pyet gazetari Lutfi Dervishi.
Por që kjo të ndodhte do duhej të ekzistonin disa parakushte:
1. Pushteti mediatik nuk do duhej të varej nga pazaret mes Edi Ramës dhe disa ndërtuesve të fuqishëm.
2. Linja editoriale e lajmeve nuk do duhej të imponohej nga Edi Rama.
3. Mediat nuk do duhej të shërbenin si tellallë të partisë në pushtet gjatë fushatave elektorale.
4. Paratë që i vidhen publikut shqiptar përmes aferave korruptive nuk do duhej të blinin heshtjen mediatike.
5. Sindikatat e përnjëmendta të gazetarëve do duhej të ngriheshin që të mbronin lirinë e përnjëmendtë të punës së tyre.
Në Shqipëri ekziston solidariteti mes gazetarëve, por ai kufizohet vetëm te thirrjet abstrakte në mbrojtje të “medias së lirë”.
Viktimat e vërteta të mbylljes së News24 nga prishja e pazareve mes Ramës dhe Hysenbelliut, janë gazetarët. Ata që përpiqen ta kryejnë me dinjitet profesional punën e tyre në kushte censure dhe kërcënimi me vendin e punës.