Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të thellë ndaj vendimit të Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit.
Në një deklaratë publike, Guterres paralajmëroi se ky veprim mund të sjellë zhvendosje të detyruara, viktima dhe shkatërrim të mëtejshëm, duke rënduar edhe më shumë krizën humanitare në territorin palestinez.
Përmes një postimi në rrjetin X, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për një armëpushim të përhershëm, akses të plotë humanitar dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve që ende mbahen në Gaza.









