Në Krujë është arrestuar një 32-vjeçar që u kap duke kultivuar 110 bimë kanabis në fshatin Miliskaj, Thumanë.
Policia ndërhyri gjatë operacionit “Koordinata” dhe bëri kapjen në flagrancë të Florjan Kalit.
Materiali narkotik u sekuestrua dhe po vijojnë hetimet për të identifikuar të tjerë të përfshirë.
Operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojnë pa ndërprerje.








