Real Madrid ka zgjatur kontratën e qendërsulmuesit Gonzalo Garcia deri në vitin 2030, pas një sezoni mbresëlënës me ekipin B dhe disa paraqitje në Kupën e Botës për Klube.
21-vjeçari shënoi 25 gola dhe dha 4 asiste në Primera Federacion, duke thyer rekordin e golave në një sezon për këtë divizion.
Në Kupën e Botës për Klube ai u paraqit me fanellën me numrin 30, por tashmë do të mbajë numrin 16. Sipas “AS”, klauzola e lirimit në kontratën e re është vendosur në plot 1 miliard dollarë.
Trajneri Xabi Alonso e ka krahasuar Garcian me legjendën Raul, duke thënë se “është një 9 klasik”.