-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tension në Shkozë/ Policia ndërhyn në ambientet e News 24, ndërpritet sinjali

Kryesoret

Mëngjesin e së shtunës, forcat e policisë ndërhynë në ambientet e televizionit News 24, të vendosura në ish-Uzinën e Autotraktorëve në Tiranë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të godinës.

Punonjësve të redaksive iu ndalua hyrja në ndërtesë dhe u kërkua të largohen.

Sipas burimeve, ndërhyrja vjen pas kalimit të pronësisë së objektit tek kompania shtetërore KAYO, e specializuar në fushën e industrisë ushtarake.

Me vendim të qeverisë, kompania ka marrë në administrim objektin ku funksiononin prej vitesh disa redaksi mediatike.

Rreth orës 07:30, sinjali i News 24 u ndërpre, ndërsa u raportua edhe ndërprerja e energjisë elektrike në objekt.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër, duke e cilësuar veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes dhe një presion të papranueshëm ndaj medias.

Ata kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të veprimeve që cënojnë punën e gazetarëve.

Deri më tani, autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për arsyet dhe mënyrën e ndërhyrjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit