Policia e Fierit ka arrestuar M. A., 45 vjeç, banues në Itali, si autor i dyshuar i aksidentit të ndodhur në Qafën e Koshovicës më 8 gusht.
Ai akuzohet se i preu rrugën një automjeti “Benz” dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, duke lënë të plagosur katër persona.
Pas hetimeve, ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al









