-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Europianët paraqesin propozim për Ukrainën

Kryesoret

Në prag të takimit të planifikuar ndërmjet presidentëve të SHBA-së, Donald Trumpdhe presidentit të Rusisë Vladimir Putinpër Ukrainën disa shtete europiane paraqitën një propozim të tyren për bisedimet. “Ne vazhdojmë t’i përmbahemi parimit, që kufijtë ndërkombëtarë nuk lejohet të ndryshohen m e dhunë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Britanisë së Madhe, Finlandës dhe Komisionit të BE-së. Rrjedha aktuale e frontit duhet të shërbejë si pikënisje për bisedimet.

Bisedimet janë të arsyeshme “vetëm në kuadrin e një armëoushimi ose të zbutjes së armiqësive”, theksojnë nënshkruesit e deklaratës. Gjithashtu janë të nevojshme garanci të qendrueshme për sigurinë, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë me efikasitet sovranitetin e saj. Deklarime konkrete lidhur me një antarësim të mundshëm të Ukrainës në NATO ose për rolin e SHBA-sëpër këto garanci, mungojnë në deklaratë.

Kërkohet të ushtrohet më shumë presion ndaj Rusisë

Shtetet europiane kërkojnë, që të rritet dukshëm presioni ndaj Moskës. “Vetëm nisma e një diplomacie aktive e kombinuar me mbështetjen ndaj Ukrainës dhe presionit ndaj Federatës Ruse, mund të jetë e sukseshme.” Njëkohësisht vendet europiane që kanë nënshkruar deklaratën, sigurojnë Kievin për mbështetjen e mëtejshme ushtarake dhe financiare.

Do të bashkëpnohet ngushtë me Trumpin, SHBA-në, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj dhe popullin ukrainas. Paqja mund të vendoset vetëm me Ukrainën. “Ukraina ka lirinë për të vendosur vet mbi fatin e saj.”

Të shtunën (09.08.2025) u takuan në Britaninë e Madhe përfaqësues të lartë qeveritarë dhe këshilltarë të sigurisë nga SHBA-ja, Ukraina dhe disa shtete europiane – ndër ta edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance. Lidhur mepërmbajtjen e bisedimeve nuk ka informacion publik, Zelenskyj u shpreh se ishin bisedime “konstruktive”.

“Rruga drejt paqes për Ukrainën duhet të përcaktohet bashkë me Ukrainën”, theksoi Zelenskyj më pas në një video-mesazh. Edhe presidenti i Francës,Emmanuel Macron theksoi në platformën X, se Europa duhet të jetë pjesë e zgjidhjes, sepse bëhet fjalë për sigurinë e saj.

Rusia kërkon Ukrainën lindore dhe Krimenë

Trump të premten (15.08.2025) do të takohet në Alaskë me presidentin rus Putin – është ende e hapur nëse takim do të marrë pjesë edhe Zelenskyj. Ky i fundit vazhdimisht kërkon të bisedime direkte. Edhe Trump theksoi domosdoshmërinë e bisedimeve direkte ndërmjet Moskës dhe Kievit në nivelin më të lartë, por së fundi ai tha, se ky nuk është kushti që ai vet të takohet me Putinin. Kreu i Kremlinit tregohet i rezervuar sa i përket një samiti të mundshëm tresh. Ai ndonëse e konsideron të mundshëm një takim të tillë, mendon se ende kushtet për këtë nuk janë krijuar, është shprehur ai së fundi.

Mediet e SHBA-së njoftojnë, se Putin ka kërkuar, që Rusia të marrë kontrollin e plotë ndaj territoreve lindore të Ukrainës Donjeck dhe Luhansk – gjë që do të nënkuptonte shkëputjen e qyteteve të rëndësishme strategjike për Ukrainën. Sipas “Wall Street Journal” këtë propozim ai e ka bërë gjatë vizitës së të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff në Moskë. Në këmbim, sipas “New York Times” të kësaj ai mund të jetë i gatshëm për një armëpushim dhe ngrirjen e vijave të tjera të frontit.

ievi refuzon kategorikisht shkëputjen e territoreve

Trump së fundi u shpreh për një “shkëmbim të mundshëm territoresh në dobi të të dyja palëve”, pa përmendur detaje. Ukraina i hedh poshtë me vendosmëri të tilla die. “Ukrainasit nuk do t’ia dhurojnë vendin e tyre pushtuesit”, deklaroi Zelenskyj. Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon shkëputje territoresh.

Putin do të legjitimojë aneksimin e Kersonit, Zaporishjash, Luhanskut, Donjeckut dhe Krimesë, paralajmëroi Zelenskyj: “Këtë përpjekje të dytë për ndarjen e Ukrainës nuk do ta lejojmë.” Rusia që nga viti 2014 kontrollon pjesë të Donbasit, pas referendumeve të reme më 2022 Moska i shpalli ato si territore të vetat.

Në Luhansk Ukraina mban vetëm pak kilometra katror, në Donjeck ajo kontrollon rreth një të katërtën e sipërfaqes. Largimi nga këto zona do të ishte dorëzimi i qyteteve të rëndësishme për mbrojtjen si Slovjansk, Kramatorsk dhe Kostjantynivka – me pasoja të rënda për aftësitë mbrojtëse./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit