Autoritetet italiane kanë shpallur gjendje gatishmërie pas një shpërthimi të botulizmit që ka shkaktuar tre viktima dhe ka sëmurur dhjetëra persona në Kalabri dhe Sardenjë.
Dy viktima janë regjistruar në qytetin bregdetar Diamante, ndërsa mbi 12 persona janë shtruar në spitalin e Kozencës, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Viktima e tretë është një grua 38-vjeçare në Sardenjë, e cila kishte konsumuar guacamole në një festival.
Prokuroria e Paolës ka nisur hetim penal, ndërsa janë arrestuar tre persona: një shitës ambulant dhe dy përfaqësues të kompanive furnizuese.
Dyshohet se ushqimi i kontaminuar është ruajtur në kushte të papërshtatshme në një automjet të ekspozuar në diell.
Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar rrjetin kombëtar të antidoteve për trajtimin urgjent të të prekurve, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar saktësisht burimin dhe përgjegjësit.