Al Nassr u mund 3-2 nga Almeria në një miqësore të zhvilluar të dielën në Spanjë. Cristiano Ronaldo shënoi dy herë në pjesën e parë (17’ dhe 39’), por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Skuadra e Jorge Jesus tregoi probleme serioze në mbrojtje, sidomos në dy golat e parë të pësuar, që erdhën nga gabime koordinimi dhe u shfrytëzuan nga Arribas dhe Embarba.
Ky i fundit realizoi edhe golin e tretë në minutën e 61-të, pasi Ronaldo ishte zëvendësuar.
João Félix luajti gjithë ndeshjen për Al Nassr, ndërsa për trajnerin Iñigo Martínez ishte ndeshja e parë në pankinë pas emërimit.