Presidenti amerikan, Donald Trump duke iu referuar takimit të tij me Putinin theksoi se do ta dinte menjëherë nëse mund të arrihej një marrëveshje.
“Do të kemi një takim me Vladimir Putinin dhe ndoshta në dy minutat e para, do ta di saktësisht nëse mund të arrihet një marrëveshje”, tha presidenti amerikan me besim.
“Sepse kjo është ajo që bëj unë. Unë bëj marrëveshje”, shtoi ai.
“Do të flas me Vladimir Putinin. Do t’i them: ‘Duhet ta ndalosh këtë luftë. Duhet ta ndalosh”, tha ai dhe vazhdoi: “Ky në thelb do të jetë një takim për të plotësuar boshllëqet”.
Më vonë, Trump shtoi se beson se një takim midis Putinit dhe Zelenskyt është i nevojshëm.









