-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe përplaset me qytetarin që u merr para qytetarëve kur parkojnë në rrugë: Pse ia merr lekët asaj?!

Kryesoret

Deputeti socialist, Erion Braçe në rrjetin e tij soacial ka denoncuar një rast, ku ambienti pranë shkollës “At Zef Pllumi” përdoret si parkim privat.

Braçe ka publikuar një video, ku një burrë merr para për vendin e parkimit, kur në fakt prona është publike.

“Njerëzit më të padurueshëm në këtë qytet janë hilebërësit. Bënë sikur u bindën, por ja që kane hequr barrierat e çdo darkë parkojnë makina, bëjnë lekë prej tyre.

Ndërkohë, akoma u marrin leke njerëzve që parkojnë në anë të rrugëve, si këtu. Do lusja çdo institucion t’i jepte fund njëherë e mirë këtij abuzimi që bezdis pafund njerëzit këtu, madje duke marrë edhe lekë. Unë s’e kam problem çdo ditë ta bëj këtë, por është puna juaj, madje pabërë apo duke lejuar këtë, cenon besimin e qytetarëve tek institucionet”, shprehet Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit