Për herë të dytë brenda një muaji, Greqia ka kërkuar ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, për përforcime ajrore në përballimin e situatës alarmante me zjarret.
Brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar 106 vatra aktive, nga të cilat 63 vetëm gjatë ditës së sotme.
Zjarret po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe thatësirës së zgjatur, duke përfshirë zona si Kefalonia, Zakinthos, Arta, Preveza, Mesinia, dhe Ahaia pranë Patras, ku u lëshua edhe alarmi emergjent për evakuim të menjëhershëm.
Sipas vëzhgimit satelitor të BE-së “Copernicus”, mbi 55,000 hektarë pyje dhe toka bujqësore janë djegur në Greqi vetëm në dy muajt e fundit.
Autoritetet paralajmërojnë se rreziku mbetet shumë i lartë edhe për ditët në vijim në pjesën më të madhe të vendit.