Finalja mes PSG-së dhe Chelseat përfundoi me tension, kur trajneri i PSG-së, Luis Enrique, humbi kontrollin dhe goditi sulmuesin Joao Pedro.
Gjest i papritur për një trajner të njohur për qetësinë dhe disiplinën e tij.
Ajo që ka habitur më shumë është mungesa e reagimit nga FIFA, e cila edhe pas më shumë se një muaji nuk ka nisur asnjë procedurë ndaj tij.
Ndërkohë, lojtari i PSG-së, Joao Neves, është pezulluar për dy ndeshje për një gjest të ngjashëm.
Standardi i dyfishtë në vendimet disiplinore ka ngjallur shumë reagime në botën e futbollit.