Një vatër zjarri ka përfshirë pjesën lindore të Parkut Natyror të Munellës në Kukës, në zonën administrative të Malziut, në vendin e quajtur Maja e Zezë. Flakët kanë përfshirë pyjet me gështenjë, dushk dhe ah, si dhe kanë shkrumbuar disa hektarë të tyre.
Gjithashtu janë angazhuar 10 punonjës të zjarrfikëses, 5 të AZM-së (Administrata e Zonave të Mbrojtura) si dhe banorë dhe punonjës të njësisë administrative, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Organet lokale bëjnë thirrje për kujdes maksimal në këtë periudhë me temperatura të larta dhe thatësirë.