Policia e Tiranës arrestoi teknikun H.T., 65 vjeç, dhe inxhinierin E.D., 26 vjeç, të një firme private, pas rënies nga lartësia dhe vdekjes së punëtorit Rr.M., 67 vjeç, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
Ngjarja tragjike ndodhi gjatë ditës së djeshme, ndërsa hetimet për rrethanat dhe mungesën e kushteve të sigurisë në punë iu kaluan Prokurorisë për zbardhje të mëtejshme.