Policia e Tiranës ka arrestuar dy të mitur, 17-vjeçar, të cilët ishin të përfshirë në trafikimin e 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.
Ata trafikonin nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri.
Gjithashtu u shpall në kërkim edhe një tjetër person i përfshirë në këtë aktivitet. Ndërkohë po vijojn ë hetimet dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.