Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka reaguar pas bisedimeve në video-konferencën me presidentin e SHBA, Donald Trump, atë ukrainas Volodymir Zelensky si edhe udhëheqësit europianë.
Rutte me anë të një postimi në platformën X, shpreht se qëndrojnë të bashkuar në përpjekjet për t’i dhënë fund Ukrainës.
Ai nënvizon se tani “topi” është në fushën e Putinit, dke iu referuar takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin në Alaska.
“Ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. E vlerësoj lidershipin e Trump dhe bashkëpunimin e ngushtë me aleatët. “Topi” tani është në fushën e Putinit”, tha ai.