Kreu i PDK Memli Krasniqi vizitoi në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, të cilët ndodhen në paraburgim që nga viti 2020.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi tha se Thaçi mbetet i bindur se “dielli do të lindë përsëri” dhe drejtësia për çlirimtarët është afër.
Ai theksoi se ish-krerët e UÇK janë optimistë dhe besojnë në një të ardhme të ndritur për Kosovën.
Krasniqi shprehu besimin se e vërteta do të dalë në dritë dhe drejtësia, sado e vonuar, do të vijë.









