Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thënë se garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë pjesë e bisedimeve për paqen me Rusinë.
Rubio ka shtuar se është shpresëplotë se do të ketë përparim drejt përfundimit të luftës, ka raportuar The Guardian.
Ai ka thënë se “për të arritur paqen, mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet të ketë diskutime për garancitë e sigurisë”.
“Duhet të ketë diskutime edhe për çështjet dhe pretendimet territoriale, si dhe për atë që po luftojnë palët”, ka shtuar Rubio.