Ditën e sotme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun agro-ushqimor me shumicë në qytet.
Dy ekipe inspektuese realizuan katër verifikime, ku u konstatuan shkelje të rënda të ligjeve fiskale dhe atyre ushqimore.
Gjatë kontrollit ata vendosën 4 gjoba për tregtim të produkteve pa faturë tatimore dhe 4 gjoba për moslëshim të autofaturës. Gjithashtu u sekuestruan 839 kilogramë produkte pa dokumentacion tatimor, të cilat po tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.









