Një futbollist i skuadrës së Skënderbeut, Saleh Salem 26 vjeç është dhunuar me sende të forta nga disa persona pas një sherri mes tyre. Ai pësoi lëndime si pasojë e goditjeve me sende të forta dhe u dërgua në spital për të marrë mjekim.
Policia e Korçës ka arrestuar persona dhe ka proceduar tre të tjerë. Vangjel Jovani dhe Thanas Vesh të dy 24 vjeç dhe banues në fshatin Polenë u arrestuan pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.
Ndërsa janë proceduar Th.V. 32 vjeç e A.Xh. 23 vjeç si të përfshirë në sherr. Ndërsa i treti Dh.M. 25 vjeç i akuzuar për moskallëzim krimi pasi kishte dijeni për sherrin mes të rinjve dhe nuk ka treguar.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.