Ishujt Marshall zhvilluan të enjten ndeshjen e tyre të parë zyrtare ndërkombëtare në futboll, duke u përballur me Ishujt Virgjër të SHBA-së në një turne në Arkansas.
Edhe pse ndeshja përfundoi 4-0 për kundërshtarët, ajo shënon një hap historik për shtetin ishullor me 42 mijë banorë, që deri para pak vitesh nuk kishte as fusha e pajisje futbolli.
Me këtë debutim, vetëm një shtet në botë ka mbetur pa asnjë ndeshje ndërkombëtare zyrtare 11-me-11: Nauru, një mikro-shtet në Paqësor, i njohur më shumë për dashurinë për ragbinë.
Planet për përfaqësuesen e parë të Naurusë janë në zhvillim, por ende pa datë debutimi.
/5pyetjet.al