-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump para takimit me Putin në Alaskë: Rrezik i lartë

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do të takohen në Alaskë, ku do të diskutojnë mbi luftën në Ukrainë.

Pak minuta përpara se të hipte në avionin që do ta çojë në Alaskë, Donald Trump postoi në Truth Social: “Rrezik i lartë”.

Ndërsa më herët Trump tha se Putini “nuk do të tallet me mua”.

“Do të kuptojmë se ku qëndron secili. Dhe do ta di brenda dy, tre, katër apo pesë minutave… nëse do të kemi një takim të mirë apo të keq,” tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

“Dhe nëse është një takim i keq, do të mbarojë shumë shpejt. Nëse është një takim i mirë, do të arrijmë paqen shumë shpejt,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit