Një banesë në fshatin Godovush, Prrenjas, është djegur plotësisht pasi u përfshi nga flakët.
Brenda ndodheshin tre anëtarë të familjes, të cilët fatmirësisht arritën të shpëtojnë pa lëndime.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.