-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Aeroporti i Vlorës si inceneratori i Tiranës! 130 milionë Euro dëm

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha zbërtheu sot sipas tij skemën e vjedhjes në aeroportin e Vlorës. Brenda futi kryeministrin Edi Rama, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën. Tha se aeroporti i Vlorës është si inceneratori i Tiranës.

Aeroporti i Vlorës është identik si inceneratori i Tiranës. Kontrata është firmosur në prill, sipërmarrja është krijuar në maj. Pra pa ekzistuar sipërmarrja është firmosur kontrata.

Dhe kjo është bërë me firmën e Ramës dhe Ballukut. Imagjinoni cfarë gare ka pasur. Por cfarë janë aty? 130 milionë janë paratë e vjedhura në djegësin e Tiranës, 130 milionë janë paratë e vjedhura në aeroportin e Vlorës.

Cdo vit sipas kontratës koncesionarit do i paguhen nga taksat e shqiptarëve, 10 milionë euro për vit për biletat e munguara. Prandaj del njëehrë ai ‘vëllai’ i Taulantit, Valoni, njëherë kapin Bexhetin. Aty është gjithçka, se Rama, Balluku dhe Balla duan të marrin 130 milionë eurot që kanë firmosur në mënyrën më kriminale.

Damiani dhe Ahmetaj thanë JO, aeroporti të ndërtohet me 30 milionë dhe me shtimin e punës duhet të shtohet kapaciteti. Këta, jo, dilte Lubia, thoshte në Vlorë do të bëhet aeroporti më i madhi në Ballkan, ashtu si Enver Hoxha që thoshte do ta bëj Vlorën si Aleksandria” tha ai.

LIVE-Berisha: Brukseli shtoi kushtet për Shqipërinë, Rama po fsheh të vërtetën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit