-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Takim produktiv me Putinin, por pa marrëveshje për Ukrainën

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “jashtëzakonisht produktiv” takimin me presidentin rus Vladimir Putin, zhvilluar në Anchorage të Alaskës.

Pas rreth tre orësh negociata me dyer të mbyllura, Trump u shpreh se është bërë përparim i madh, por theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Ramë dakord për shumë pika, disa janë të vogla, njëra është shumë e rëndësishme,” tha ai, duke shtuar se “do të nisin telefonatat me NATO-n dhe presidentin Zelensky” për t’i informuar mbi bisedimet.

Trump nuk dha detaje për çështjet e diskutimit, por shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje në të ardhmen e afërt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit