Times Square, një nga zonat më të frekuentuara në Nju Jork, u evakuua paraditen e së dielës pas raportimeve për një pako të dyshimtë pranë një ndërtese të Policisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, kur oficerët e NYPD vërejtën një objekt të panjohur jashtë godinës.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën njësitë e emergjencës dhe skuadra e bombave, ndërsa zona u izolua dhe stacioni i metrosë u mbyll për arsye sigurie.
Rrugët dhe trotuaret u boshatisën, ndërsa turistët dhe kalimtarët u larguan.
Pas afro një ore verifikimesh, autoritetet njoftuan se paketa nuk përbënte rrezik dhe alarmi rezultoi i rremë.
Qarkullimi për këmbësorët dhe automjetet rifilloi normalisht, ndërsa hetimet për rastin u mbyllën.