Nga dera e SPAK-ut, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj SPAK-ut. Berisha tha se në ambientet e këtij institucioni ka “gjetur” Elvis Doçin, të cilin e akuzoi se po dekoronte Altin Troplinin si “president nderi i kartelit Troplini”, për “bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj tij”.
“Shqiptarët duhet ta dinë se ky institucion, megjithëse ka njerëz të ndershëm, ka edhe kriminelë më të rrezikshëm se Troplinët dhe Çelët. Nga bilanci i një gazetari investigativ del se 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar, sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur peng dhe krerët e karteleve janë lajmëruar që të mos kapeshin. Për bosët, ekzekutimi i mandateve të arrestit nuk shkon as në 10%.
Padrinot janë të lirë, jetojnë në Xhafzotaj, në territore ku policia nuk futet. Ata vazhdojnë të jetojnë qetë, njësoj si Suel Çela që bënte terror në Elbasan për zgjedhjet, ndërsa Altin Troplini dezinformonte të huajt se ai ishte në Dubai”, akuzoi Berisha.
Berisha: KLGJ dhe KLP, heshtje varri pas turfullimeve të Ramës