Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se garancitë e sigurisë dhe mbrojtjes për Ukrainën ende nuk janë diskutuar, por premtoi se SHBA-ja do të sigurojë një mbrojtje “shumë të mirë” për Kievin.
Pyetjes për sasinë e parave dhe armëve që SHBA-ja do t’i ofrojë Ukrainës, Trump iu përgjigj duke fajësuar administratën e Joe Biden për luftën, duke thënë se konflikti nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte në pushtet gjatë pushtimit rus në 2023.
Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy theksoi rëndësinë e forcimit dhe riarmatimit të ushtrisë, duke nënvizuar se Ukraina ka mundësinë të blejë armë nga SHBA-ja falë ndihmës së vendeve evropiane dhe programeve të tjera financiare: “Na duhet shumë,” tha ai.