Një aksident rrugor ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në aksin Fier–Patos.
përplasja ka ndodhur mes një automjeti dhe një motomjeti, ku automjeti drejtohej nga A. A, ndërsa motomjeti nga G. M., 30 vjeç, banues në Patos.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit, drejtuesi i automjetit, A. A., dhe pasagjerja në automjet, E. A.
Të tre janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.








