-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë, kaos dhe kërcënime në Serbi!

Kryesoret

Pas nëntë muaj protestash relativisht paqësore, rrugët e Serbisë nuk janë më të mbushura me marshime paqësore, por me skena që i ngjajnë një gjendjeje lufte. Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë, shkopinj, gaz lotsjellës, bomba tymi, fishekzjarrë dhe zyra të shkatërruara të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet përsëriten natë për natë në të gjithë vendin.

Neda Vrebac nga Asambleja Qytetare e Novi Sadit ka qenë në rrugë për muaj të tërë. Ajo thotë se njerëzit janë të zemëruar dhe se dhuna në rrugë është vetëm një reagim ndaj dhunës së regjimit.

“Ne u gjetëm para bajonetave, pa e kuptuar fare”, thotë Vrebac për DW. “Unë personalisht, por edhe qytetarë të tjerë që marrin pjesë rregullisht në protesta, ndihemi shumë të shqetësuar, të pasigurt dhe kjo është pasojë e faktit se jetojmë në fashizëm, me të gjitha manifestimet e tij”, shton Vrebac.

Protestuesit në rrugë shpesh nuk e dinë nëse po përplasen me policinë apo me parapolicët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë grupe të rinjsh me shkopinj dhe gjëra të tjera që sulmojnë protestuesit, Në media thuhet se midis mbështetësve të SNS-së dhe Vuçiqit ka dhe njerëz që më parë janë dënuar për tentativë vrasjeje, sjellje të dhunshme, madje edhe një ish-udhëheqës tifozësh, i cili u dënua për vrasjen e tifozit francez Brice Taton në vitin 2009.

“Qeveria, me ndihmën e kriminelëve të partisë, shpalli luftë në rrugë kundër qytetarëve. Por nuk ka më tërheqje, jemi djegur deri në palcë, thonë qytetarët. Ata e kanë kuptuar se me mafian dhe paramilitarët nuk ka demokraci, se nuk ka më biseda me mafian përveçse për dorëzimin e pushtetit”, tha për DW Radivoje Jovoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë./ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit