-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Zelensky-Putin/ Ku mund të zhvillohen bisedimet e paqes?

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ai rus Vladimir Putin kanë pasur pak biseda direkte që prej fillimit të luftës. Një takim i mundshëm po afrohet, por vendndodhja mbetet çështje diskutimi për shkak të urdhërit të arrestit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Putinin.

Disa vende, si Zvicra dhe Austria, kanë shprehur gatishmërinë të presin Putinin për bisedime paqeje, duke garantuar që nuk do ta arrestojnë në këto rrethana. Në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po luajnë rol ndërmjetësues për të nxitur dialogun.

Zelensky dhe Putin kanë pasur vetëm dy telefonata dhe një takim në vitin 2019, dhe tani pritshmëritë janë të mëdha që bisedimet të ndodhin për të kërkuar një zgjidhje paqësore për konfliktin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit