Forcat operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar sot në qendër të Korçës 43-vjeçarin Ramadan Zoto, i shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës.
Gjatë kontrollit Zoto u kap me një pistoletë me fishekë në fole.
Aksioni në qytet vijon, dhe priten ndalime të tjera në kuadër të hetimeve.









