Qyteti i Gazës dhe zonat përreth po përballen me një krizë të thellë ushqimore, duke arritur nivelin më të lartë të “zi buke” sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), sistemi global i mbështetur nga OKB.
Ky është hera e parë që një vlerësim i tillë bëhet jashtë Afrikës, duke përfshirë rreth gjysmë milioni njerëz në Gaza.
Koordinatori i emergjencave në OKB, Tom Fletcher, e ka quajtur këtë situatë “zi buke të parandalueshme” dhe ka paralajmëruar se njerëzit po rrezikojnë jetën për të gjetur ushqim.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Izraelit ka mohuar kategorikisht këtë raport, duke e cilësuar si “gënjeshtra të Hamasit”.
Situata e rënduar vjen në një kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hapur rrugë për një pushtim të plotë të Gazës, duke paralajmëruar rifillimin e negociatave për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e konfliktit, sipas kushteve të Izraelit.