Një raport investigativ nga The Guardian, +972 Magazine dhe Local Call, bazuar në një bazë të dhënash të klasifikuar të ushtrisë izraelite (IDF), tregon se nga rreth 53,000 të vrarë në Gaza deri në maj 2025, vetëm 8,900 janë luftëtarë të konfirmuar të Hamasit dhe PIJ – ose 17% e totalit. Kjo nënkupton se mbi 80% e viktimave janë civilë.
Ushtria izraelite nuk mohoi ekzistencën e të dhënave, por i quajti “të pasakta” pa dhënë sqarime.
Ekspertë të të drejtave të njeriut krahasojnë përmasat e viktimave civile me masakrat më të rënda të dekadave të fundit.
Brenda Izraelit, disa zyrtarë të lartë dhe burime nga inteligjenca ushtarake kanë kritikuar mënyrën si po raportohen viktimat, duke ngritur dyshime mbi etiketime të pasakta pas vdekjes së palestinezëve.








