Dy motrat e reja, Elisa dhe Rezina Dhimaku, kanë ndërruar jetë në një aksident rrugor mbrëmjen e kaluar në rrugën Sarandë–Delvinë.
Ato kishin dalë për kafe me shoqen e tyre, e cila mbeti e plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Tiranës.
Pavarësisht paralajmërimeve të gjyshes, që kishte pasur një ëndërr të keqe, vajzat dolën nga shtëpia pas lejes së marrë nga prindërit.
Babai nuk lejoj që të merrnin me vete vëllain e tyre të vogël, për shkak të lodhjes së tij.
Komuniteti dhe familja janë të tronditura nga humbja e dy të rinjve, ndërsa babai i tyre, i njohur për punën e tij të palodhur si bari, po përballet me dhimbjen e madhe.
Shoferi 23-vjeçar, i cili ishte i dehur, është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë.